Hetim për ndotjen në Elbasan/ Reagimi pas ankesave për tymin që shpërndahet natën nga metalurgjia

Prokuroria e Elbasanit nis hetimin kryesisht per ndotjen ne qytetin e Elbasanit. Hêtimi nisi si pasoje e den0ncimeve te herëpashershme ne media dhe do te fokusohet ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik, por edhe shkaktare te tjerë te ndotjes mjedisore.

Top channel meson se çështja e sapo nisur do te kërkoje mendimin dhe matjet e specializuara te eksperteve qe do te thirren per ceshtjen, por nëse ky hetim do të jetë i thelluar dhe i kryer me korrektësi, prokurorisë i duhet të marrë edhe shifrat e sakta të të prekurve me káncer dhe shkaqet e tyre.

Ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik operojnë disa kompani, të cilat nuk shkaktojnë vetëm ndotje në ajër, por në ujë dhe tokë gjithashtu. Po ashtu, prokuroria do të duhet të thellohet edhe në dokumenta të Bashkimit Europian ku prodhimet bujqësore të zonën pranë ish kombinatit Metalurgjik cilësohen të pakonsumueshme.

Në vitin 2017 Këshilli Bashkiak I Elbasanit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, po ashtu vendimi u shoqërua me protesta qytetare dhe të shoqërisë civile. Si përfundim asgjë nuk ndryshoi.

Banorët thonë se filtrat fiken gjatë natës dhe kompanitë punojnë lirisht. Ligji i vetë monitorimit bëri që çdo gjë në metalurgji të shkëlqejë, ndërsa përballë kësaj situate duket se të gjitha institucionet nuk kanë mbyllur një sy.

Top Channel