Hapet programi i studimit të…/ Univeristeti i Elbasanit ka një lajm të mirë për studentët

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, për vitin akademik 2021-2022, hapet programi i studimit të ciklit të tretë  “Doktoratë në Shkenca Mjekësore Teknike”

Doktorata organizohet bazuar në Projektin “Rritja e kapaciteteve kërkimore shkencore të profesioneve mjekësore teknike në Qarkun e Elbasanit” dhe ka si mision formimin e një gjenerate të kualifikuar të profesionistëve të shëndetësisë, në përputhje me Ojektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nëpërmjet realizimit të kërkimit shkencor efektiv e zhvillimor.