Rruga “Sule Misiri” në qytetin e Elbasanit lidh qendrën e qytetit me kompleksin sportiv dhe më tej me unazën jugore të qytetit. Disa kohë më parë, kjo rrugë iu nënshtrua rikonstruksionit, asfaltim dhe trotuare.
Por, të vetmit përfitues të investimit janë tregtarët ambulantë. Qytetarët janë të privuar të përdorin trotuarët, pasi ato janë zënë nga tregtarët. Këmbësorët janë të detyruar të ndajnë rrugën me mjetet, duke rrezikuar jo pak.
Kjo situatë pranohet edhe nga bashkia, e cila edhe pse shprehet se ka ndërmarrë veprime për largimin e tregtarëve nga trotuarët, duket e pafuqishme për të vendosur rregull.
Nga ana tjetër, vetë tregtarët pranojnë se paguajnë nga 100 dhe 200 lekë të reja si taksë ndaj bashkisë për të tregtuar në trotuar.
Banorët e kësaj rruge urojnë që tregtarët mos të zgjerohen edhe në rrugë duke ndaluar edhe lëvizjen e mjeteve, pasi atë të këmbësorëve tashmë e kanë devijuar