Sunday , December 4 2022

Hamami i harruar i çarshisë Monumenti në qendër të Elbasanit që nuk e viziton askush.

Hamami i vjetër i çarshisë (Pazarit) i ndërtuar në vitet 1600 dhe i shpallur monument kulturore në vitet 1948 dhe 1971, ndodhet prapa Turizmit të ri.


Hamami është ndërtuar në funksion të xhamisë së Agait e cila ka qenë e ndërtuar pak metra më tutje hamamit (diku tek BKT sot).


Hamami përbëhej prej 6 dhomave: dhoma kryesore, dhoma e zjarrit ku ngohej uji dhe nëpërmjet tubave të shtruar nëntokë shkonte nëpër dhomat e tjera ku ishin në funksion të qytetarëve.


Hamami ka disa kupola të vogla dhe sipër tyre janë vendosur poça të cilët bëjnë të mundur ndriçimin natyral.
Brenda hamamit nuk është bërë ndërhyrje për ta ndryshuar dhe çdo gjë është origjinale siç ka qenë ndërtuar.
Hamami ishte në shërbim të burrave 6 ditë në javë dhe për gratë vetëm një ditë në javë. Kur ishte dita e grave jashtë derës vendosej një peshqir me ngjyrë të kuqe.


I lënë pas dore dhe në gjendje tepër të mjerueshme sot një pjesë e hamamit shërben si bar kafe dhe pjesa tjetër qëndron e mbyllur dhe e mbuluar nga myku. Shumë pak njerëz e vizitojnë si monument kulture.
Është një vlerë dhe atraksion turistik për qytetin tonë që duhet ti rikthehet patjetër dhe të shërbejë në tërheqjen e turistëve.
Shpresojmë që organet kompetente të bëjnë të mundur meremetimin e saj./elbasaniplus/

Nga Rudi Demoreti

Advertisement