Grushte policëve, në kërkim dy persona nga Elbasani

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy shtetas pasi kanë goditur efektivët e policisë.

Sipas uniformave blu E. C 36 vjeç dhe E. V 24 vjeç, të dy banues Elbasan gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, kanë dëmtuar rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, e më pas dy të rinjtë kanë goditur edhe 2 punonjës policie.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.