Duket se votat për këshillin bashkiak të Gramshit janë kthyer në çështje pazaresh apo qokash. 21 mandate të këshillit në këtë bashki do të përfaqësohen nga plot 11 parti politike.
Kryetari i ardhshëm Besjon Ajazi do ta ketë të vështirë marrjen e vendimeve të rëndësishme teksa duhet të bëjë një shumicë mes 11 partive politike. Përkatësisht Këshilli Bashkiak i Gramshit është ndarë në 6 këshilltarë PS, 4 Partia e Gjelbër, 2 Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, 2 koalicioni bashkë fitojmë dhe nga 1 keshilltar PR, PLL, PSD, PDS, PD, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
Kjo e fundit ka marrë dhe një mandate në këshillin bashkiak të Prrenjasit.
Suprizon edhe në Qarkun e Elbasanit Partia e Gjelbër e cila ka marrë mandate këshilltari në 6 bashki. Në total Partia e Gjelbër në qarkun e Elbasanit ka fituar 10 këshilltarë.
Lista e këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan kryesohet nga Partia socialiste e cila në Bashkinë e Elbasanit do të ketë 28 këshilltarë, ndërsa në rang qarku janë 84 këshilltarë të Partisë Socialiste.
Koalicion Bashkë fitojmë në qarkun e Elbasanit ka marrë 31 mandate këshilltarësh, PD 20, PSD 8, PDS 3, PAA 2, PLL 4, LZHK 1, Aleanca e Lidereve të djathtë 1, Aleanca demokratike e Shqipërisë 1, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 2.