Të martën, rreth orës 09:05, dy persona kanë sµlmuar një qytetar me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”. Personat që kanë sµlmuar shtetasin me iniciale Q.Z., 55 vjeç janë ende të paidentifikuar ndërkohë që nga burimet policore mësohet se 55-vjeçari, po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.
“Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica,” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe deri në këto momente është bërë me dije se shuma e vjedhur është 3 milionë lekë.