Sipas të dhënave paraprake vrasja e një nate më parë ku humbi jetën një 28 vjecar dhe u plagos rëndë vëllai i tij ka ardhur nga një lidhje e kundështuar midis njërit prej vëllezërve dhe një vajze nga fisi Hida. Burimet i thanë Fax News se 19 vjecari Mikel Kovaçi ka qënë në një lidhje me një vajzë nga fisi Hida ende jo e qartë nëse bëhet fjalë për motrën e Ardit Hidës, autorit apo kushurirë e këtij të fundit. Kjo lidhje e kundërshtuar shënoi edhe bilancin tragjik.
Kush është Ardit Hida?
Ardit Hida vjen nga një familje me probleme të theksuara ekonomike dhe sociale. Që i vogël është rritur nga n dhe gjyshja, pas braktisjes nga babai i burgosur. I ardhur në jetë nga një baba me precedent penalë, që ka vuajtur dënime për vepra të ndryshme penale, ai u rrit nga nëna dhe gjyshja. Të ardhurat e familjes së tij ishin minimale, çka e detyronin gjyshen të mblidhte kanaçe për t’i siguruar jetesën Arditit dhe motres së tij nga nëna. Përveç braktisjes nga i ati, pak vite më parë ai së bashku me të motrën u përballë dhe me braktisjen e nënës, e cila sipas dëshmive të të afërmve ndodhet aktualisht në Turqi me bashkëshortin e saj të tretë. Arditi kishte një marrëdhënie disi të mirë me një prej bashkëshortëve të nënës, me të cilin është parë edhe në fotografi në rrjetet sociale.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.