Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e ka nisur nga Elbasani prezantimin e drejtorëve të rinj vendore, ndryshimet e të cilëve i bëri të ditura një ditë më parë. Nano ka prezantuar sot në qytetin e Elbasanit, Ardian Çipën, i cili zëvendëson në postin e Drejtorit të Policisë, Gjovalin Lokën.
Në ditët e fundit Elbasani është tronditur nga dy atentate mαfioze, të mbetura të pazbardhura. Pavarësisht eksperiencës së vyer ndër vite të Gjovalin Lokës në krye të Policisë Elbasan, Gledis Nano ka vendosur të bëj një rokadë më Korçën, duke emëruar atje Lokën dhe sjelljen e Ardian Çipës nga Korça në Elbasan.
Çipa, me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, përballet tashmë me detyrë të vështirë, në njërin prej qarqeve më problematik sa i përket kṙimit. Këto ndryshime erdhën në kuadër të emërimit të ri të Gledis Nanos Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, ndërsa është plotësuar edhe 100 ditëshi i vendosur nga kryeministri Rama për riorganizimin e policisë dhe vendosur prioritete të qarta.