Gledian Llatja: Kjo fitore, e gjithsecilit nga ju që vutë nga një tullë për zhvillimin dhe të ardhmen e Elbasanit

Me qindra simpatizantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja i cili u konfirmua nga KQZ fitues i zgjedhjeve për një mandat të dytë për Bashkinë e Elbasanit kanë mbushur sheshin përpara stadiumit “Elbasan Arena”. Në këtë tubim urimesh ka qenë I pranishëm edhe drejtuei politik i qarkut Damian Gjiknuri, i cili falenderoi qytetarët elbasanas për besimin që i dhanë Gledianit dhe PS. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja edhe për këtë katër vjecar ka falenderuar qytetarët elbasanas, qytetarinë e tyre për besimin që i dhanë, falenderoj mbështetjen e të gjithë ekipit të deputetëve të PS, ndërsa edhe mbështetjen e familjes së tij që sipas tij ishte një mbështetje pa kushte. Gjithashtu Llatja shprehu edhe një herë bindjen se katër katër vjecar Elbasani do të ecë përpara me zhvillimin dhe projektet e mëdha.

“Kemi qenë katër vjet bashkë, dhe kemi punuar për të gjithë këto katër vite, dhe ky është rezultati. Që ditën e parë që jemi futur në garë kemi qenë të sigurtë për fitoren, asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim, se kishim mbështetjen e popullit. E kisha të sigurtë 4 vite punë populli i Elbasanit nuk i hedh poshtë dhe e vlerëson maksimalisht. Kjo është fitorja e gjithsecilit nga ju që ka vendosur një tullë në të ardhmen e Elbasanit. Para katër vitesh vumë themelet e zhvillimit, e perspektivës së Elbasanit me shumë projekte të mëdhaja. Sot gjithsecili nga ju ka një tullë tek zhvillimi që po merr Elbasani dhe tek katër vjecari i ardhshëm për të vazhduar përpara me projektet tona. Ne jemi një popull punëtor, qytetar të mirë që e treguam edhe në në këtë fushatë. Gjithsesili nga ju ka tregur se jeni qytetar model, pavarësisht të gjithave. Kam një falenderim të vecantë për gjithsecilin nga ju që ka vënë një tullë, për Damianin, kapitenin e skuadrës fituese të gjithë qarkun e Elbasanit, që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë të punëve tona. Evisin, ministren tonë më të mirë, për Lencin deputetin tonë me energji, për Klevin, për Desantilën, për Luanin që është edhe në cdo cep, dhe për dy kryetarët tonë, për Arditin dhe për Mirën, dy miqtë tanë të mirë, për të gjithë kryetarët e njësive, organizatave, për të gjithë bashkëkryetaret gra, kjo është fitorja juaj, kjo është fitorja e Elbasanit, sot Elbasani tregoi që nuk ecën mbrapa. Bindshëm Elbasani tregoi që nuk ecën mprapa. Elbasani do të vazhdojë përpara rrugën e progresit, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e demokracisë dhe në rrugën e qytetarisë. Do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për zhvillimin dhe progresin, të gjithë bashkë në këto katër vite. Për një Elbasan të zhvilluar e të begatë. Shumë faleminderit të gjithë, edhe familjes sime që më ka mbështetur pa kushte gjithë këtë kohë sot ka qenë dita më emocionuese. Na e keni zbukuruar fushatën me qytetarinë tuaj. Shumë faleminderit të gjithëve dhe katër vjecarin tjetër të gjithë bashkë për punë të mëdhaja.