Gledian Llatja: Faleminderit, tani na presin shumë projekte të mëdha në Elbasan

Gjatë turit të falenderimeve për zgjedhjet e 14 majit, kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur këtë të hënë edhe në Elbasan, ku kanë qenë të pranishëm 7 kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit të cilët fituan bindshëm në këto zgjedhje. Në fjalën e tij, kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja është shprehur falënderues për besimin që mori për një mandat të dytë. Po ashtu ai theksoi edhe se në Elbasan do të jetë projekte të mëdha zhvillimi.

Fjala e kryetarit të bashkisë Gledian Llatja

Faleminderit Elbasani, 18 njësi të gjitha të fituara 12 njësi dhe 6 rajone tek te gjitha fitimtarë, tek te gjitha dolëm faqebardhë. Punuam në çdo fshat në çdo rrugicë të Elbasanit në fushatë zgjedhore, nuk ishte një lidhje kontrate për mandatin e ri, por ishte një votëbesim i plotë i qytetarëve të Elbasanit për të vazhduar punët e nisura, për të vazhduar me qytetin.

Për të vazhduar me projektet e mëdha, për të vazhduar me mbështetjen e kryeministrit Rama, për të vazhduar me kapitenin tonë të skuadrës Damianin, me Auto Moto Parkun, për të vazhduar me projektet e mëdhaja zhvillimore të Elbasanit, por edhe me projektet tona të voogla të rrugëve dhe rrugicve, jo vetën për qytetin, por edhe për fshatin.

4 vite kemi punuar të gjithë bashkë, nuk ka punuar vetëm Gledi, kemi punuar të gjithë bashkë për ta zhvilluar qytetin dhe fshatin, dhe këto katër vite janë votëbesimi i joni në cdo lagje të Elbasanit, i çdo njësie administrative për punë të mira. Ne do të vazhojmë do të ecim përpara. Unë i jam shumë mirënjohës të gjithëvem mirënjohës çdo socialisti çdo progresisti që na mbështeti pa kushte, që jo vetëm punoi, që na votëbesoi pofr luftoi fort ferë më derë që ne të kishim një mbështetje maksimale në qytet dhe në fshat dhe kjo do të përkthehet në punë në katër vitet e ardhshme.

Një mirënjohje për të gjithë stafin politi, duke filluar nga Damiani, nga deutetët nga drejtuesit e njësive, nga patronazhistët, aktivistët, nga të gjithë strukturat tona të cilët kanë punuar fort në këtë fushatë, për një qëllimtë fitojmë qytetin të fitojmë fshatin për të bërë punë të mira.

Kemi pasur fushatën më të mirë ndonjëherë të zhvilluar në Elbasan, fushata me rezultatin më fantastik, sepse kemi punuar derë më derë ashtu sic punojmë në socialistët për fitore. Këto katër vite janë katër vite pune,jo vetëm për socialistët por për të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Për çdo fshat, nuk ka pasur ndonjëherë dallim për ne, je socialist apo demokrat, je progresist apo do të vazhdosh të rrish mbraa, ne i kemi pasur të gjithë njësoj, dhe do të vazhdojmë të punojmë edhe këto katër vite, njësoj, 4 vite pune, 4 vite force për Elbasanin që ne duam, për rezultatin që ne e preim dhe për zhvillimin e projekteve tona për Elbasanin, bashkë me kryeministrin Edi Rama.