Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme në pasurinë e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Ajo rezulton se ka një shtëpi të blerë me kredi, ndërkohë që iu kërkua llogari për përdorimin e një makine që gjyqtarja tha se e ka deklaruar. Blerja e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi në vlerën e 9.5 milionë lekë dhe shitur 32 mijë euro ishte një nga gjetjet e KPK-së.
Asaj iu kërkua shpjegime edhe për shuarjen e dënimit të Viktor Ymerit, për të cilin gjyqtarja solli prova se nuk ishte ajo që kishte ndryshuar dënimin e përjetshëm, por një trupë e vjetër gjyqësore.
“Në lidhje me çështjen Viktor Ymeri më keni drejtuar tre pyetje. Dua t’ju sqaroj njëherë e mirë, duke qenë se kjo çështje po më përndjek. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam liruar asnjë të dënuar të përjetshëm. Këtij shtetasi ja ka ndryshuar dënimin e përjetshëm Gjykata e Apelit të Durrësit që ja ktheu në 25 vjet burgim. Kur këtë çështje tek Enkeleida Kapedani, nga provat që sollën në gjykatë atij i kishin mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë”, sqaroi ajo
Kujtojmë se Kapedani u pezullua nga detyra në qershor të këtij viti, pasi disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku pozonte edhe brenda ambienteve të punës.