Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arŗest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit.
Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për aŗrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la në fuqi edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish-gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u ndaluan më 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt rryshfetit. Aŗrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorrën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.
Bëhet fjalë për të pandehurin Xhulio Musai, i akuzuar për plagosje, i cili kërkoi ulje dënimi me 6 muaj buŗg duke ofruar shumë 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashai. Por gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar dënimin e Xhulio Musait, por, me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, familjarët nuk kishin pranuar.
Gjyqtarja tha në seancën e 24 korrikut se nuk ka kryer asnjë korrupsion. Të njëjtën gjë e pretendoi dhe pas daljes nga gjykata. Edhe avokati Ndue Pjetra pretendoi se prokuroria nuk ka prova për akuzat ndaj gjyqtares.
“Të gjithë në sallë deklaruan se as nuk e njohim dhe as nuk kemi lidhje me gjyqtaren dhe as kemi folur ndonjëherë. Me datën 9 që kanë qenë bisedat e tyre nuk rezulton asgjë që të jetë e implikuar gjyqtarja. Ka marrë vendimin gjykata, më vonë ky vendim ka shkuar në Apel. Apeli e ka lënë në fuqi”-tha avokati.