Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan regjistroi procedimin penal nr.1620, viti 2022, në vijim të informacioneve të administruara në rrugë operative-ligjore nga shërbimet e policisë gjyqësore në DVP Elbasan, sipas së cilave shtetasi M.Ç posedonte në banesën e tij armë zjarri që i mbante pa leje.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan autorizoi kontrollin e banesës së personit të dyshuar.
Nga kontrolli i banesës, i kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 56 dhe një sasi municioni luftatak.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kërkoi që ndaj shtetasit të arrestuar M.Ç të caktohej masa e sigurimit “Arrest në burg”, e cila u pranua sot më datë 27.11.2022 edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.