Sunday , April 13 2025

Gjurmët e pas derbit të kryeqytetit… Pezullohen 10 lojtarë, bilanc “lufte”!

Dukej një derbi i qetë në “Arenën e Demave”, nga skuadrave në fushën e lojës. Por kjo vetëm deri në minutën e 90-të, kur Partizani barazoi shifrat në 1-1.

Më pas përplasjet në stol dhe fushë pushtuan sfidën. Gjyqtari Hamiti e nxorri 7 herë kartonin e kuq për lojtarët e Partizanit dhe Tiranës.

Marku, Gjumsi, Mici dhe Kozi iu drejtuan dhomave të zhveshjes nga Tirana. Në anën tjetër Gudjufi, Bytyçi dhe Taipi bënë të njëjtën gjë, pasi panë kartonin e kuq nga radhët e Partizanit.

Të gjithë këto përkthehen me mungesa të rëndësishme në javën pasardhëse. Kujtojmë se Partizani udhëton në transfertën e Egnatias, ndërsa Tirana pret Skënderbeun. Të dyja sfida delikate për secilën skuadër.

Si të mos mjafton kartonët e kuq, Tiranës dhe Partizanit do t’u mungojnë lojtarë të tjerë për shkak plotësimi kartonësh. Bardheblutë nuk do të kenë shërbimet e Përgjonit dhe Ndrecës, që u ndëshkuan me karton të verdhë gjatë ndeshjes. Ndërsa Partizani duhet të vuajë mungesën e Janjevës.

Kështu, derbi i 177-të i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës përtej rezultatit sportiv (1-1) ka prodhuar një dhunë të shëmtuar me plot 10 lojtarë të pezulluar….