Olsi Bylyku dhe Egli janë kthyer tashmë në një nga çiftet VIP më të pëlqyer nga publiku dhe gjithnjë në vëmendje të mediave. Historia e tyre e dashurisë u zbulua vitin e kaluar dhe që prej asaj kohe, çifti nuk i kursen më fotot me njëri-tjetrin apo deklaratat e dashurisë.
Së fundmi Egli ka postuar në Instagram një foto selfie nga shtëpia, ku tiparet e bukura bien në sy. Mes komplimentave të shumta, në hapësirën e komenteve bie në sy një koment ku shkruhet: “Aaa sa gjynaf, gjithë kjo yll përzotin shkove more atë budallain”. “Atë thuaj”, i përgjigjet Egli komentuesit, i cili është vetë Olsi. Ky koment nga aktori ka shkaktuar shumë të qeshura mes ndjekësve.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/05/egli.jpg?resize=618%2C443&ssl=1)