Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeten Desantila Tahiraj, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Katund i Vjetër” në Njësinë Administrative Shushicë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Llatja renditi një sërë investimesh që janë kryer në Shushicë, ndërsa premtoi se të tjera investime do të kryhen në 4 vjecarin e ardhshëm.
“Kur kam ardhur në Shushicë në vitin 2019 nuk kishte asnjë rrugë të shtruar në fshat. Ndërsa sot flasim për prita lumore poshtë fshatit ku një pjesë është rregulluar pjesa tjetër po mbyllet totalisht. Sot flasim për rrugë të shtruara me standarde, flasim për kërkesa të cilat janë të domosdoshme për qytetarët por që vijnë në një fazë edhe të dytë. Ne sot flasim për pastrimin e përroit të Gurrës që është problematike, flasim për fushën e Fush Bullit, flasim për kanalizime të ujrave të zeza, flasim për ujin e pijshëm poshtë që po i gjejmë zgjidhje, flasim për zhvillimin e zonës, nuk flasim vetëm për problemet bazike. Unë jua kam thënë që në fillim, punët si në qytet si në fshat janë tonat, të bashkisë”.
Llatja u ndal edhe tek investimet që janë në proces, sakaq premtoi shushicarët se shumë shpejt e gjithë zona do të jetë me asfalt. “Ne të komunitetit do ti zgjidhim, të gjitha përnjëherë nuk i zgjidhim dot se këtu pranë ka kaluar edhe Via Egnatia, që në kohë të Romakëve investimet nuk kanë qenë të mëdha në këtë zonë. Investimet e tjera kanë qenë të vogla. Ne tani po sjellim investime të mëdha, por edhe ato të voglat me standarde. Të mbyllim këtë 4 vjecar Shushicën me asfalt, të sistemojmë problematikat që kemi dhe ti sjellim zhvillim të gjithë zonës. Ne në Shushicë kemi fokusuar projektet më të mëdha, këtu pranë Bushekut për në është një investim i madh që sjell zhvillim që e lidh Shushicen dhe e bën lagje të Elbasanit. Shushica është përballë me Auto Moto Parkun, është përballë me shëtitoren e Lungo Fiume që do të bëjmë ne, pritat lumore fillojnë që nga pylli poshtë, ndërsa tek pjesa e Urës së Shkumbinit punimet vazhdojnë.Kur kam ardhur në fillim kishin probleme me permbytjet e tokave si pasojë e prurjeve të lumit, brenda 6 muajsh u bë prita. Ne nuk po bëjmë vetëm atë të voglën, por edhe të mëdhajat, që të mos preket më tokë në Shushicë, të mos kemi më probleme. Në pranverë kur të pushojnë shirat do të pastrojmë përroin e Gurrës, të vazhdojmë me rrugët e brendshme të Shushicës, por patjetër do shohim edhe fshatrat e tjera. Unë nuk kam parë vetëm qytetin, ju jeni dëshmitarët më të mirë që po shihni që po bëhet punë jo vetëm në fshat, por në cdo lagje të fshatit. Të gjitha nuk i bëjmë dot me shkop magjik brenda një mandati, kur na qëlloi dhe tërmeti dhe pandemia, rritja e cmimeve per shkak të luftës në Ukraine, një sëre problematikash. Por një gjë është e sigurtë, ne i kemi filluar punët e mbara dhe ne do ti bëjmë, ashtu si bëmë rrugën këtu, rrugën e varrezave, e shumë të tjera, ashtu si do bëjmë rrugët e brendshme, ashtu edhe si do shohim mundesite se si të sistemojmë Shushicën e vjeter. Ne do ti bëjmë punet në qytet dhe në fshat, nuk shohim vetëm rrugët, kanalet, vetëm problemet e vogla që kemi në infrastrukturë, por shohim edhe zhvillimin e madh. Duke shprehur edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, Llatja shtoi se “të gjitha këto ecin paralelisht bashkë me mbështetjen e kryeministrit i cili na bëri tre premtime të mëdha në Elbasan, Auto Moto Parku, Korridori i 8 dhe By – pass e Elbasanit, te treja projekte që po ecin. Auto Moto Parku e shohim qe po punohet, by – passin e kemi në proces Koridori i 8 sa dalim ne Labinot Fushë e shohim qe po bëhet, ne po bëjmë punë në cdo cep, ne po bëjmë gjëra konkrete, i kemi futur ne sistem dhe po i zgjidhim”.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Katund i vjetër” në Njësinë Administrative Shushicë.
Numri dy I socialistëve u shpreh se PS është alternativa më e mirë e cila ka treguar se di të punojë. “Ne kemi një kandidat shumë të mirë që nuk është vetëm. Ka mbrapa një organizatë politike që është PS-ja dhe qeverinë e Edi Ramës që pas 14 majit jemi ne në pushtet për t’i bërë realitet ato që thotë Gledi. Mbi të gjitha ka dhe anën njerëzore se unë e di që është djalë i komunikueshëm, i aksesueshëm. Kërkoj që ta mbështesni. Gledi është treguar shumë i drejtë mes fshatit dhe qytetit. Kështu që vota për Gledin dhe për Partinë Socialiste do jetë vazhdimësi e gjithë gjërave të mira të nisura këtu”, tha Gjiknuri.
Drejtuesi politik I qarkut u bëri thirrje atyre që më 14 maj të mos shpërdorojnë votën. Gjiknuri tha se Berisha dhe Meta nuk kanë asnjë alternativë zhvillimi, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët e kanë hedhur këtë dyshe në koshin e historisë.