Gjiknuri: “Me Gledianin Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë, sepse ka mbështjeten e qeverisë shqiptare”

Gjatë ceremonisë së 78 vjetorit të clirimit të Elbasanit, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse kryebashkiaku Llatja do të rikandidojë në zgjedhjet e 14 majit, Gjiknuri tha se “PS nuk ka primare, Llatja ka bërë punën e duhur dhe e ka treguar veten në lartësinë e duhur.

“Z. Llatja, siç e keni parë edhe vet nëpër aktivitetet e ndryshme nëpër qytet, ka bërë punën e duhur, është një kryebashkiak që e ka treguar veten në lartësinë e duhur. Natyrisht që ka vend edhe për reflektime apo kritika sepse të gjithë bëjmë gabime, por prandaj jemi të gjithë bashkë këtu në grup për të bërë më të mirën për qytetin e Elbasanit.

Sa i përket opinionit tim personal, me z. Llatja Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë, sepse ka mbështjeten e qeverisë shqiptare, e cila për Elbasanin ka menduar një sërë investimesh që do të ndikojnë direkt në jetën e çdo qytetari, duke e ndryshuar qytetin e duke ndikuar në ekonomi.

Po një gjë është e sigurtë se me një qeverisje socialiste dhe një bashki socialiste gjërat shkojnë në drejtimin e duhur dhe çdo gjë rrjedh aty ku duhet. Elbasani ka një pozicion strategjik, pasi është qendra më e madhe industriale në vend, ku është afër kryeqytetit, afër bregdetit, portit, ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mirën e qytetarëve.”

Në këtë kuadër edhe pse akoma PS ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht kandidatët për kryetar Bashkie për zgjedhjet e 14 Majit, vlerësimi që drejtuesi politik i bën kryebashkiakut Llatja le të kuptojë se ky i fundit, të vijojë punën me rigorozitet dhe të ngrejë zërin në qeveri për qytetin e Elbasanit.

Konfirmimi si kandidat nga ana PS do te thotë të vijojë investimet dhe të kërkojë akoma më shumë në 4 vjeçarin e ardhshëm. Nën moton për një qytet dhe fshat me urbanisttikë dhe infrastrukturë, me mjedis dhe kanalizime, duket se kryetari aktual e mirëpret rikandidimin, duke premtuar se është i gatshëm të përballojë çdo sfidë.