Gjiknuri: Boçi, si premtimet e Sudes! Do bëjë Disneyland në Elbasan

Sekretari i përgjithshëm dhe drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri, me anë të një lidhje live ditën e sotme në “Top Talk” ka ironizuar kundërshtarët politikë në Elbasan.

Ai tha se Luçiano Boçi bën premtime boshe dhe se i ka zënë paniku ndaj fillojnë të bëjnë akuza boshe, siç ishte rasti i bandave në Elbasan.

“Pasi filloi fushata dhe pamë intensitetin e punë tonë, kaloi tek variant i fryrë i premtimeve boshe dhe programeve bombastike të karakterit do të ndërtojmë një “Disneyland” në Elbasan apo do të sjelli 400 mln euro me një firmë fiktive njësoj si premtimet fiktive të Sudës në ‘96. Rama foli për diçka që po ndërtohet ndërsa pala tjetër tha se do të bëhet një Disneyland dhe i treti do të bëhet në Elbasan, bukur do ishte por kur janë dy në botë dhe ai i Parisit është efiçent nga ana ekonomike. Nuk dua të merrem megjithëse e sdi që në politikë, kur të zë paniku fillojnë akuzat. Publikisht nuk është bërë një akuzë për banda pasi në dijeninë time nuk ka banda në Elbasan.”- tha Gjiknuri./tch