Anila Liçi ka qepur dhe shpërndarë 3000 maska falas për disa institucione, si në spitale, policisë dhe zjarrfikses për të lehtësuar sa më shumë punën e tyre të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte. Një rrobaqepse nga Elbasani ka bërë një gjest human në këto ditë emergjente që po kalon vendi ynë në luftën kundër COVID-19.
Anila Liçi, një rrobaqepëse nga Elbasani ka bërë një gjest për tu admiruar në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë si pasojë e koronavirusit. 30- vjeçarja ka qepur rreth 3000 maksa dhe i ka shpërndarë falas në disa institucione për të lehtësuar sa më shumë punën e atyre që janë në frontin e parë të kësaj lufte.
“Deri tani 2000 janë dhuruar, kam dhe 1000 gati që do i dërgoj. Maskat i kam shpërndarë në shumë institucione aty ku punonjësit duhet të jenë në punë, si policiave rrugore, në supermarkete, në spitale”, tha Anila Liçi.
Anila, nënë e dy vajzave të vogla shprehet se duke parë që mungonin maskat i lindi ideja që t’i qepte vetë. “Mungonin maska ose kushtojnë për këtë mendova pse mos t’i qep për t’i shpërndarë”, tha Anila. Mesazhi i saj për këdo në këto ditë të vështira është që gjithsecili nga ne të japë kontributin në këtë luftë të përbashkët me një pandemi botërore si COVID-19.
“Ato që kanë mundësi të kontribojnë sa më shumë se situata nga koronavirusi ka sjellë një kaos si për punën dhe kontributi mund të jetë nga çdo njeri i thjeshtë”, u shpreh ajo.