Të fotografosh një vajzë në këtë mënyrë do të dënohet me dy vite buṙg në Gjermani. Sipas “Deutsche Welle”, ky është projektligji i ri që kaloi përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani dhe u miratua nga Asambleja Federale dhe nga Asambleja e Shtetit. Megjithatë, mbrojtësit e të drejtave të grave paralajmërojnë se masa nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë fund abuzimit seķsual.
Bëhet fjalë për fotografimin e vajzave nga poshtë fustanit. Sipas legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Ulët e Bundestagut, ķrimi do të dënohet me gjobë ose me buṙgim deri në dy vjet. “Të fotografosh një grua poshtë fundit apo në zonën e bustit pa pëlqimin e saj, është një shkelje e turpshme e privatësisë”,- tha Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht.
“Fotot ose videot e pa kërkuara të bustit dhe të zonave gjenitale, më parë janë ndëshkuar vetëm si një shkelje administrative ndaj së cilës vihej gjobë”, shtoi ajo. Jan-Marco Luczak, zëdhënësi i politikës ligjore për koalicionin qeveritar të Gjermanisë, shtoi se veprime të tilla sulmi janë poshtëruese, lënduese dhe shpesh kanë një ndikim të gjerë psikologjik mbi viķtimën.
Ligjvënësit të Premten gjithashtu miratuan legjislacionin i cili e bën të paligjshme fotografimin ose filmimin e atyre që janë vṙarë në aksidente. Sipas ligjit të ri, kṙimi do të dënohet gjithashtu me gjobë ose me buṙgim deri në dy vjet. Disa janë skeptikë se legjislacioni në të vërtetë nuk do t’i ndalojë njerëzit të bëjnë video ose foto të tilla pa pëlqimin e vajzave.