Shifrat e infektimeve me Covid-19 po njohin rritje të vazhdueshme dhe të pandalshme edhe në qytetin e Elbasanit. Çdo ditë zyrtarizohen dhjetëra raste të reja, ndërsa në total janë mbi 1300 persona aktivë me Covid-19. Nuk është e vështirë të kuptosh që qytetarët nuk i zbatojnë siç duhet masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.
Ata shprehen vetë se në institucione apo zyra të shërbimit publik, nuk respektohen masat. Gati një vit pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, ende ka të rinj që vazhdojnë e marrin me të qeshur rrezikun e infektimit, ndërsa për mbajtjen e masave as që bëhet fjalë.
E ndërsa qytetarët janë sa të pasensibilizuar aq edhe indiferentë ndaj masave, Covid-19 vijon përhapjen dhe infektimin me ritmet e shpejta.