Gara për Elbasanin, Boçi tregon sa është diferenca me vota me kandidatin e PS

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha në emisionin “Now” në se nga të dhënat e zgjedhjeve të 2021, PD rezulton rreth 4 mijë vota larg PS në Elbasan.

Sipas tij, kjo është një diferencë e rikuperueshme në kushtet e një pakënaqësie të madhe popullore pas pushtetit 16-vjeçar të PS.

“7 mijë vota është distanca direkte numerike, nëse i fut edhe LSI brenda që është 2500 vota diference rrudhet në rreth 4 mijë vota.

Është një diferencë më se normale në një betejë politike ku kanë ndryshuar shumë faktorë dhe ka elementë reflektues të një shoqërie që pas 16 vjet sundimi kanë një pakënaqësi. Është diferencë e rikuperueshme në një proces të zhvilluar përmes parimeve demokratike.”, tha Boçi.