Jemi në prag të sezonit të ri, dhe padyshim markata televizive ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Një nga personazhet të cilin sezoni i ri televiziv do ta gjejë në një shtëpi të re është Drini Zeqo.
Pas shumë vitesh ai ka dhënë dorëheqjen nga TV Klan, dhe bashkë me të mesa duket gazetari ka vendosur të lërë edhe karrigen statike të lajmeve për të ardhur pranë publikut me një emision mëngjesi, i cili do ta sjellë atë më soft, krejt ndryshe sa e kemi parë deri tani.
Një rrugëtim i ri ky për Drini Zeqon, që me profesionalizimin që e karakterizon dhe eksperiencën e gjatë në media jemi të bindur se do të arrijë që një pjesë e mirë e shqiptarëve ta nisin ditën me të.
Flitet se Drini Zeqo do t’i bashkohet një prej logove televizive më të rëndësishme në vend, asaj të A2 CNN.
Na mbetet të presim edhe pak ditë për të mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë eksperiencë të re televizive të Drini Zeqos.