Futi 12 ballokume në furrë por nxorri 6. Kryemadhi tregon të vërtetën e videos që bëri namin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot lidhur me video e bërë dje virale ku ajo shfaqej duke gatuar ballokume, por në furrë ajo futi 12 ballokume dhe nxori të pjekura vetëm 6 copë. Kryemadhi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thekson se ka nxjerrë edhe 6 copët e tjera, duke thënë se nga tepsia i hoqi qytetarja me të cilën i bëri, pasi nuk i nxinte.

“Në Elbasan ka vlerë e vërteta dhe vetëm e vërteta, Ja ku janë tepsiat të cilat na i ndau elbasanllia nikoqire sepse nuk i zinte tava në pjekje. Meqenëse ishit në merak, ja tepsia e dytë”- shkruan Kryemadhi.