Futbolli në zi, ndahet nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit

Dita e sotme është e trishtë për futbollin shqiptar pasi është ndarë nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze.

Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Gjatë presidencës së Arben Lazes, Elbasani arriti të shpallej nën kampion në sezonin futbollistik 2004-2005 dhe një vit më vonë në sezonin 2005-2006 kampion i vendit.

Arben Laze kishte dhjetë dite i shtruar në spital si pasoje e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi, ndërsa ka ndërruar jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditjeje në zemër./albeu.com