“Funari Adventure Park”/ Llatja: Po ndërtojmë pistën më të madhe të parashutizmit në Shqipëri                             

Po merr jetë projekti “Funari Adventure Park” ku ka nisur puna për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit, që sigurisht pa vizionin, këmbënguljen dhe vullnetin e Bashkisë dhe partnerëve të saj të ngushtë nuk do të ishte i mundur financimi i drejtpërdrejtë i Bashkimit Evropian. Zhvillimin e projektit e ka parë nga afër kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili pohoi se “në Cërrujë të Elbasanit, të Njësisë Administrative Funar, kemi nisur një nga projektet tona më të mira për zhvillimin e turizmit. Bashkia e Elbasanit ka shumë projekte për zhvillimin e turizmit, ashtu si e nisëm me kishën e Shelcanit, sic po vazhdojmë me qendrën e Gjinarit turistik, me rivitalizimin e shumë objekteve tona kulturore, turistike, të cilat kanë një potencial për zhvillimin ekonomik”.  Sipas kryebashkiakut ” në bashkëpunim me BE, me fondet IPA Crosporter dhe me të Maqedonisë së Veriut, por edhe me partnerin e Bashkisë Tjetër Vizion i cili po zbaton edhe projektin, jemi në fazën përfundimtare të pistës së parashutizmit në Njësinë Administrative Funar në fshatin Cerrunjë”. Ky investim do ti vijë në shërbim turistëve të zonës. Sipas z. Llatja “kjo është pista më e madhe që po bëhet në Shqipëri, ku janë 3000 m2 të rehabilituara totalisht të shtruara me tapetin sipas standartit më të mirë ndërkombëtar, për të pasur një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Ne nuk kemi parë vetëm zhvillimin e vogël turistik, por kemi parë qëndrueshmërinë e tij, dhe qëndrueshmëria e turizmit është kjo që ne po bëjmë, të zhvillojmë Funarin, Gjinarin, Elbasanin, Ad Cuintumin, të zhvillojmë pikat tona kryesore që i kemi turistike”. Më tej kryebashkiaku shton se “po bëhemi gati për vitin tjetër për sezonin turistik, pasi jemi afër me Durrësin, me të gjithë turistët që vijnë në plazh, e kanë shumë të nevojshme që të vijnë edhe në mal, të merren me sportet e natyrës. Shumë shpejt do të nisim 75 km shtigje malore duke filluar që nga Elbasani, tek rruga e Bradasheshit për të përfunduar në Funar të cilat lidhen me pistën e re”. Funari është kthyer në një destinacion turistik për sportet Outdoor ndaj dhe po investohet këtu për turistët.

Sipas kryebashkiakut ka edhe problematika të  shumta, siç është edhe rruga e Funarit por hap pas hapi do i bëjmë të gjitha dhe ajo që është e rëndësishme është që Funari tashmë ka një realizim shumë modern dhe një tjetër referencë për ata që dashurojnë sportet e natyrës”.