Nga: Miranda Sadiku
Vitet e fundit, një oaz turistik i vogël në afërsi të Elbasanit ka ngritur profilin e tij në radhët e destinacioneve më të dëshirueshme për turistët vendas dhe ndërkombëtarë.
Ky vend i mrekullueshëm, i njohur si Funari, ka arritur të bëhet një destinacion i dëshiruar për të gjithë ata që janë të pasionuar për aventurën dhe bukuritë natyrore. Një nga faktorët kyç që ka ndihmuar në rritjen e popullaritetit të tij është festa për këtë zonë e cila njihet edhe si dita promovimit të turizmit, e cila tani po fiton njohje dhe vlerësim të gjerë.
Në thellësinë e maleve të mahnitshme dhe nën hijen e pyjeve të dendura, ndodhet Funari, një oaz turistik shumëngjyrësh shtrihet në këtë zonë.
Në këtë paradisë të fshehur, ku gërshetohen bukuritë e natyrës, me liqenet e virgjëra, me trashëgiminë kulturore, dhe me hapësirën e saj të mahnitshme, janë një sërë aventurash që turistët kanë për të zbuluar.
Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
Pikërisht sot, Funari është mbushur plot me vizitorë, vendas dhe të huaj, duke ju bashkuar thirrjes së bashkisë së Elbasanit, e cila këtë ditë e ka shpallur festë zyrtare, me qëllim promovimin e vlerave natyrore, dhe trashëgimisë së kësaj zone.
Piknik, muzikë live, koncert, sporte të aventurës, panairi i gatimeve tradicionale të zonës, si dhe argëtim, është qëllimi i kësaj dite, ku sipas kryebashkiakut Gledian Llatja festa të tilla vlejnë për të promovuar vlerat natyrore dhe zbuluar resurset e kësaj zone të mrekullueshme. Në këtë event kanë marrë pjesë shefi i bashkëpunimit nga Delegacioni Europian në Shqipëri Hubert Perr, Kryetari i Bashkisë Krueshevë Tome Hristoski, zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit znj. Vilma Bello Drejtoresha Ekzekutive të SASPAC, znj. Jona Suli, deputetja Evis Kushi, kryetarja e Qarkut Ermira Urupi, ku kreu i bashkisë, e cilësoi Funar Fest, si një nga shumë vendet turistike që ka Elbasani, dhe që me investimet që janë kryer, Funari është kthyer në një vend lehtësisht i viztueshëm.
“Është një frymëzim për të vizituar këtë vend dhe për të eksploruar të gjitha që ka për të ofruar, duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik” pohon ai.
Funari me pistën më të madhe të parashutizmit, si edhe destinacion për sportet e aventurës
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, ka merr jetë projekti “Funari Adventure Park”. Bëhet fjalë për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe së fundi është ndërtuar edhe pika e informimit të vizitorëve.
Sipas z. Llatja ” kjo është pista më e madhe që po bëhet në shqipëri, ku janë 3000 m2 të rehabilituara totalisht të shtruara me tapetin sipas standartit më të mirë ndërkombëtar, për të pasur një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan”.
Një nga ambiciet e kruet të bashkisë është edhe kthimi i kësaj zone në një nga pikat e rëndësishme për sportet e aventurës në shqipëri dhe në rajon.
Nga maja e Korrës, janë rreth 70 kilometra shtigje që po hapen për këmbësorët, për të apasionuarit e sportit, për mjetet, si edhe biçikletat.
Gjithçka, nga peizazhet natyrore deri te aktivitetet e aventurës si parashutizmi dhe ecja në mal, bën që Funari të jetë një destinacion i dëshirueshëm për ata që duan të shijojnë natyrën dhe aventurën.
Në veçanti, iniciativat e bashkisë Elbasan për zhvillimin e infrastrukturës turistike, si pistat e parashutizmit, shtigjet malore, kajake në liqen, ciklizëm malor, offroad 4×4, tregojnë një përkushtim të vërtetë për të rritur atraktivitetin e këtij vendi.
Ka një reliev dhe klimë të përshtatshme, për zhvillimin e turizmit në të 4- stinët e vitit, pa lënë mënjanë edhe gatimet tradicionale të amvisave të kësaj zone.