Rruga tepër e amortizuar që lidh fshatin Korr me qendrën administrative Funar të Bashkisë Elbasan ia u vështirëson jetën banorëve. Edhe pse janë vetëm 7 kilometra rrugë, banorët shprehen se nuk është investuar kurrë. Për të përshkruar këtë rrugë atyre iu duhet të udhëtojnë më shumë se një orë derisa të mbërrijnë në qendrën administrative Funar. Mos investimi si në infrastrukturën rrugore apo në qendrën shëndetësore ka detyruar banoret që të largohen nga fshati. Ata tregojnë se ka patur raste që të sëmuret i kanë transportuar edhe në krahë pasi në fshat është vetëm një automjet.