Qytetarët e Elbasanit janë trembur ditën e sotme pasi në një prej koshave të mbeturinave në qendër të qytetit dyshohej se ishte hedhur lëndë eksplozive dhe pritej që të shpërthente.
Menjëherë policia ka rrethuar zonën me shirita sigurie në një perimetër i cili konsiderohej i sigurtë për kalimtarët. Deri në momentin që forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes zona përreth kryqëzimit Dinamo është bllokuar dhe nuk është lejuar kalimi i mjeteve apo personave.
Pas mbërritjes së forcave të specializuara për evidentimin dhe çmontimin e lëndeve plasëse nga Tirana është konstatuar se mjeti i dyshuar si lëndë plasëse ka qenë një objekt elektoronik. Pas kësaj, policia i ka hequr shiritat e sigurisë dhe tashmë në këtë zonë mund të qarkullohet lirisht.