Frikë në spitalin psikiatrik të Elbasanit, pas kryeinfermieres preket nga koronavirus edhe…

Frika ka ‘pushtuar’ spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” të Elbasanit, pas kryeinfermieres ka rezultuar pozitive me Covid-19 edhe një person tjetër. Bëhet me dije se është testuar pozitive me koronavirus një kujdestar. Mësohet se prej dy javësh spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.

Kujtojmë që 5 ditë më parë rezultoi pozitive me koronavirus kryeinfermierja. Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Deri më tani në vendin tonë 316 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10255.