Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë. Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan abcnews.
Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor.
Njëra prej zonave është pikërisht territori ku ndodhet anija turke “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime sizmike në Egjeun Lindor. Njoftimi u dha përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.
Kështu, duket se Greqia ka marrë në krah Francën, ndërsa Turqia dhe Rusia ndodhën përballë tyre në Egjeun Lindor, zonë e cila rrezikon të kthehet në një arenë të vërtetë luƒte. /abcnews