Fqinje me shumë VIP-a/Luana Vjollca blen vilën super- luksoze, ndan pamjet dhe ka një pyetje për të gjithë

Luana Vjollca është një nga personazhet publikë më të komentuar. Moderatorja dhe këngëtarja merr shpesh vëmendjen e fansave dhe publikut për stilin e saj të jetesës, e kështu ka ndodhur edhe së fundi. Në fakt ka qenë vetë Luana ajo që ka treguar se ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në qytezën e Artanës në Kosovë.

Në vilën e re moderatorja do të jetë fqinje e disa personazheve VIP që kanë blerë vila në këtë zonë, si reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi dhe humoristi Naser Rafuna. Luana gjithashtu ju ka shkruar me shaka fansave se fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat kishte blerë, do të fitonte zbritje.