Këngëtarja shumë e dashur nga publiku shqiptare, Fifi, ka ndryshuar ‘look’ si rrallëherë
Fifi ka prerë balluket dhe duket se i shkojnë shumë. Ndërkohë, Fifi ka hapur ngjyrën e flokëve, duke i lyer me një kafe më të çelur.
Padyshim që komplimentat kanë qenë të shumtë, nga fansat e këngëtares dhe deri te miqtë e saj të famshëm, si Monika Lubonja, Kledi Hysa, Miranda Dupi dhe shumë të tjerë.
Kujtojmë që këngëtarja aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerin e saj, Adisin. Dyshja janë shfaqur shumë të dashuruar dhe nuk ngurrojnë që herë pas here t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla publikisht.