Në 50 vjetorin e reperit të njohur P. Diddy këngëtarja e njohur dhe bashkëshortja e reperit Beyonce u paraqit me një fustan ‘glamour’ që mbante firmën e dy stilistëve shqiptar ‘Kujta dhe Meri’.
Të gjitha mediat e njohura shkruajtën për paraqitjen e dives së muzikës pop ku nuk munguan as lëvdatat për këtë paraqitje.
Ndonëse vetë diva latine nuk ka përmendur emrin e stilistëve shqiptarë në foton e postuar në instagram, ka qenë tabloidi E!Online ai që bëri publik emrat e “Kujta dhe Meri” që krijuan veshjen e Beyonce.
‘Ishte ora 4 e mëngjesit dhe ne po punonim gjithë emocion për fustanin e mrekullueshëm të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë që të krijonim më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe të krijoje për një DIVA”; shkruhet në një postim në llogarinë e Instagram të stilistëve nga Kosova.