Formula 1 në Elbasan, Rama: Sjell efekt direkt 100 milionë euro, hap vende të reja pune

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet në Elbasan me biznesmenë. Rama u ndal tek pista e auto-motopark që do të ndërtohet në Elbasan. Rama tha se kjo do të sjellë garat e Formula 1 në vendin tonë, e ndërsa thekson se një aktivitete i tillë do të sillte efekt direkt 100 mln euro, pa llogaritur edhe fitime të tjera.
Ai theksoi se do të hapë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.

“Para se të vinim këtu dhe para se të bënim takimin me atë bashkë-ortakun e shtetit në këtë investim, ishim tek kantieri i auto motoparkut dhe unë ju them ne do sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda 2030-ës.
Kush mund ta imagjinonte në atë fushën atje që ishin ato kodrat e plehrave të Elbasanit që e dini shumë mirë ju se i keni gjurmët e kodrave të plehrave në mushkëri dhe largqoftë do tua shihni dhe zararin ndonjëri, kurrë mos ndodhte në të ardhmen, që mund të mendohej se aty mund të kemi një pol zhvillimi ekonomik të super fuqishëm.
Nuk është çështja një garë e Formula 1. Një garë e Formula 1 ka 1 miliard shikues, është gara sportive që ka numrin më të madh të shikuesve në planet. Por nuk është kjo. Është gjithë çfarë sjell mbrapa.
Llogaritet që një garë e Formula 1 sjell mesatarisht vetëm gara, efekt direkt 100 milionë në cirkuitin nga përgatitja deri tek largimi i njerëzve që vijnë këtu.
Pa llogaritur pastaj se çfarë vjen mbrapa e mbrapa, por fakti është që ai pol atje do të ketë shumë gara ndërkombëtare, do të ketë shumë evente ndërkombëtare, do të jetë një pol punësimi i një cilësie tjetër komplet dhe është i vetmi i kësaj natyre në gjithë rajonin tonë dhe prandaj ne e kemi imagjinuar këtë në Elbasan për të pasur një ofertë rajonale, ballkanike këtu në Shqipëri dhe po ju them që jemi në kontakt me autoritetet e këtyre organizmave, me FIA-n.
Njerëzit e FIA-s kanë qenë një Elbasan dhe njerëzit e FIA-s ishin në Elbasan por ishin njerëzit e FIA-s, jo një konsulent nga Bari që erdhi të bëjë një kontratë këtu për 400 milionë euro investim me një kompani që nuk e kishte dhe siç ishte e paimagjinueshme që do ndodhte ndonjëherë në Shqipëri një kupë europiane, sot mund të jetë dhe më e paimagjinueshme që do ndodhi, që Elbasani të jetë bashkë me Hungaroringun, me Montekarlon e ku di unë, me Bakunë në kalendarin e Formula 1, por kjo do të ndodhë, do ta bëjmë patjetër”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet në Elbasan me biznesmenë. Rama u ndal tek pista e auto-motopark që do të ndërtohet në Elbasan. Rama tha se kjo do të sjellë garat e Formula 1 në vendin tonë, e ndërsa thekson se një aktivitete i tillë do të sillte efekt direkt 100 mln euro, pa llogaritur edhe fitime të tjera.
Ai theksoi se do të hapë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.“Para se të vinim këtu dhe para se të bënim takimin me atë bashkë-ortakun e shtetit në këtë investim, ishim tek kantieri i auto motoparkut dhe unë ju them ne do sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda 2030-ës.