Një operacion mes policise se Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë stacionit të trenit në Elbasan vendosën në alarm qytetarët në zonë. Ende pa kaluar paniku i sa martës ku nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i plagosur i shumë kërkuari i policisë Nuredin Dumani banorët njoftuan sallën operative për përplasje dhe të shtëna në lagje.
Përtej panikut të krijuar , zyrtarisht policia e Elbasanit bën me dije se në operacionin e bluve nuk janë regjistruar të shëna dhe se deri tani policia ka shoqëruar një person të armatosur me armë zjarri pistoletë.
Të njëjta burime shtojnë se operacioni i policisë është duke vijuar ndërsa në vijim pritet të bëhen publike detaje të tjera dhe identiteti i të ndaluarit. Vendosja e kordonit të policisë shtoi dyshimet për përplasje në zonë si nga komuniteti dhe media, ndonëse konfirmohet e kundërta.