Forca speciale dhe blinda “pushtojnë” Elbasanin, çfarë po ndodh

Disa dhjetra forca speciale të policisë, si dhe blinda, kanë “pushtuar” rrugët në Elbasan, ndërsa po ushtrohen kontrolle ndaj mjeteve dhe qytetarëve.

Shtimi i kontrolleve në Elbasan, por edhe prania e forcave speciale, vjen pak ditë pas të shtënave në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.

Nuk dihet ende nëse operacioni i policisë është rutinë, apo forcat speciale janë angazhuar për kapjen e elementëve me precedentë të theksuar kriminal apo të shumëkërkuarve.