Thursday , May 15 2025

Florenc Spaho, rruga e një qytetari të zakonshëm që përfaqëson me dinjitet Elbasanin.

Historia e Florenc Spahos është e rrallë, sepse është e vërtetë. Ai e nisi rrugëtimin e tij profesional si fizioterapist, duke punuar me përkushtim në një klinikë të qytetit. Ndërkohë vazhdoi studimet për infermieri, dhe për disa vite punonte ditën si fizioterapist dhe natën në turnin e tretë si infermier në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Pas shumë përpjekjesh, ai hapi klinikën e tij të fizioterapisë, e cila sot është ndër më të njohurat në qytet. Rruga e tij drejt mjekësisë nuk u ndal këtu. Me durim dhe pasion, u diplomua si mjek dhe sot është një nga reumatologët më të vlerësuar.

Florenc Spaho nuk ka harruar kurrë rrënjët. Elbasani është jo vetëm vendlindja e tij, por frymëzimi për çdo hap që ka hedhur. Një qytet që ai e përfaqëson me ndershmëri dhe përkushtim – si qytetar, si profesionist dhe si deputet.