Mbrëmjen e djeshme në një konferencë për shtyp kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socilaiste prezantoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu në këtë listë, i renditur i 6-ti ishte edhe deputeti i Qarkut të Elbasanit z. Florenc Spaho. Në një postim në faqen e tij të facebook z.Spaho falenderoi Partinë Socialiste dhe mbështetësit e tij.
“Angazhohem që tjua shpërblej besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, duke qenë në shërbimin tuaj dhe duke qenë zëri juaj”- ka thënë ai mes të tjerash.
Postimi i plotë: Në këtë moment kur sapo dolën listat e kandidatëve për deputetë , dua të ndaj me ju lajmin e gëzueshëm të rikandidimit tim ! Falenderoj Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama që më kanë vlerësuar dhe mbështetur! Gjithashtu dua të falenderoj përzemërsisht edhe Sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, për promovimin dhe për suportin e vazhdueshëm që më ka dhënë gjatë rrugëtimit tim të mandatit të parë! Një falenderim special kam për të gjithë qytetarët e Elbasanit që më kanë besuar dhe vlerësuar ! Angazhohem që tjua shpërblej besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë , duke qenë në shërbimin tuaj dhe duke qenë zëri juaj ! Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve ! FALEMINDERIT!?
Pas këtij statusi me qindra qytetarë dhe mbështetës të kandidatit Florenc Spaho e kanë uruar për misionin e ri që do të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale. Florenc Spaho është një prej deputetëve më të vlerësuar nga qytetarët e qarkut të Elbasanit. Ai është një figurë e pastër dhe gjithmonë ka qenë aktiv në zgjidhjen e problematikave të njerëzve.