Florian Binaj ditëve të fundit ishte shumë i përfolur në median rozë.
Aktori i humorit ka munguar në puntatat e fundit të ‘’Portokalli’’ dhe lajmet se ai do të largohet përfundimisht nga programi i humorit duket të jenë të vërteta.
“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.
Por përgjigjen duket se e kemi gjetur. Sipas Kryefjala Binaj do të krijojë një parti të re politike, kryetar i së cilës do të jetë vet ai.
Florin e kemi parë shpesh në protesta për kauza të ndryshme, ndaj mesa duket tani ka menduar të ndryshojë totalisht drejtimin e karrierës së tij.
Nje koment
Pingback: 3chastity