Mjeku Sulçebe shprehet se përhapja e infeksionit do të vazhdojë, ndërsa rekomandon një izolim të diferencuar të popullatës. “Infeksioni po vazhdon, nëse nuk vijon me vaksinën, gjë që duket larg, infeksioni do të vijojë. Duhet të kemi një izolim të diferencuar të popullatës, pra personat me rrezik të lartë të popullatës duhet të kufizojnë lëvizjet dhe të tjerët duhet të marrin masa mbrojtëse. Personat mbi 60 vjeç janë shumë të rrezikuar, atë me sëmundje kronike, të metabolizmit, diabeti, kardiake pasi infeksioni ka shumë problematika tek kjo popullatë. Nën 50 vjeç duhet të ruhen me maska, me distancim për veten, por edhe për rrezikun e përhapjes së infeksionit tek të tjerët”, tha mjeku.
Rihapja e shkollave na ka përballur me një situatë të panjohur për riskun e përhapjes së infeksioni, ndërsa doktori shpjegon se fëmijët nuk përjashtohen nga mundësia për mos u prekur.
“Edhe fëmijët nuk përjashtohen në mënyre absolute nga prekja e covid. Ata që janë obezë janë problematike, ata me sëmundje kronike si ato të lindura në gjak apo turmorale duhet të ruhen në mënyrë të veçantë. Duhet të mbahen të izoluar nga shkollat dhe për ata duhet të bëhet mësim online”, tha Sulçebe
Sistemi imunitar ka aftësi ta mposhtë covid thotë mjeku, ndërsa problemet shfaqen vetëm kur ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Mbajtja e maskave dhe distancimi fizik janë të vetmet armë për tu mbrojtur nga covid. Kemi një përhapje të vazhdueshme dhe shqipëria është në zonën e kuqe të përhajpes së covid. Është një sëmundje akute, infektive por është vetëshëruese, sistemi imunitar ka aftësi ta mposhtë, vetëm kur sistemi imunitar është me sëmundje mund të ketë komplikacione kur prekemi me covid. Sistemi imunitar dobësohet në këtë rast nga frika, ankthi dhe i stresuar. Kjo e dobëson pacientin, dhe ne duhet të kuptojmë se është një infeksion vetëshërues”, u shpreh mjeku