Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me paraqitjen e saj në tapetin, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit. Këngëtarja është shfaqur me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe është shprehur se është ndierë si një mbretëreshë. Gjithashtu, ngjyra e kuqe e zgjedhur nga Anxhela ka spikatur, duke e bërë bukuroshen të duket edhe më seksi.

Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, duke shumë klikime dhe komente.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.