Tea Trifoni është rikthyer në qendër të vëmendjes me lëvizjen e fundit. Ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në platformën më të re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove.
E duket se Bearti e ka përcjellë prononcimin e Teas i cili nuk i ka pëlqyer aspak. Ai duket se është detyruar të dalë nga natyra e tij e heshtur dhe aspak polemizuese për të dhënë përgjigjen e tij. Përmes Instagramit, ai mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro” duke aluduar kështu në çmimin e aplikacionit të lansuar në IOS dhe PlayStore.