Fikja e dritave në qytet. Kryebashkiaku Llatja sqaron se si po menaxhohet situata

Rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë. Përballë frikës së shtimit të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale, policia ka shtuar patrullimet në Elbasan. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugëvë.

Dritat janë shkeputur dhe ne brendesi te qytetit te Elbasanit sic jane Lagja e Trenit ne rrugen 25 Nentori, Lagja Skenderbej dhe Parku Rinia i qytetit.

Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike kryebashkiaku Gledian Llatja thotë se janë fikur kryesisht dritat e vjetra që harxhojnë me shumë energji elektrike. Për të parandaluar çdo incident apo fenomen negativ kryebashkiaku Llatja pohoi se një grup nga policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë qënë në terren për çdo rast.

“Janë dritat LED dhe ato të vjetrat që konsumojnë më shumë energji, janë fikur ato që kanë konsum më të lartë, sektori u shërbimeve publike ka qenë gjatë gjithë natës në terren për të kursyer sa më shumë energji. Të gjitha struktuarat kanë qenë për monitorim, nuk ka raportime për dëme apo verpime të kundraligjshme. Ka pasur ndërprerje në lulishte”– u shpreh ai për gazetarët.

Kursim kërkohet edhe për ujin e pijshëm. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për ditën botërore të ujit drejtori i ujësjellësit në Elbasan tha se ende nuk ka një urdher për reduktimin e furnizimit me ujë të pijshëm, në Elbasan, por do ta zbatonin ata sapo OSHEE tua kërkojë.

Nje koment

  1. Pingback: 1wyoming