Festivali i Yjeve në Fushé Studen bën bashkë 5 mijë shqiptarë

NGA FATMIR POPJA

Spektakël i jashtëzakonshëm ka qenë Festivalin i Yjeve që u zhvillua në Fushë-Studen, në një nga lëndinat panoramike të Parkut Kombëtar të Shebenikut.
Ekipet e palodhura të Bashkisë Librazhd së bashku me shumë mbështetës e vullnetarë organizuan Festivalin e Yjeve i cili filloi në muzgun e natës së fundit të Gushtit dhe u mbyll mëngjesin e këtij fillim Shtatori me pjesmarrjen rekord të grupmoshave të ndryshme të ardhur jo vetëm nga zona të ndryshme të Librazhdit e Qarkut të Elbasanit por edhe nga Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë.

Pjesmarrësit e këtij eventi i cilësuar jo vetëm më masivi i organizuar ndonjëherë, por edhe më i rëndësishmi i këtij lloji u shndërrua në një Super Spektakël në natyrë nën ndriçimin e yjeve. Ata ndanë mes njëri tjetrit emocione të eksplorimit të qiellit nga Parku Kombëtar Shebenikut i cili është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar nga të huajt gjatë këtij viti.


Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha i cili e ka sfidën e tij nxitjen e zhvillimit të turizmit malor në çdo zonë të kësaj bashkie shprehet tejet i bindur se Shqipëri do ta ketë së afërmi Librazhdin një nga polet më të rëndësishme të industrisë së turizmit malor. Jam optimist sepse një pjesë e madhe e komunitetit po i tregon interes për të investuar në fushën e turizmit. Ne si pushtet vendor po bëjmë gjithçka për ti mbeshtetur dhe inkurajuar librazhdasit dhe jo vetëm në inisiativat e tyre për të investuar në turizëm.
Paralelisht me investimet në këtë fushë po tregohemi mjaft ambiciozë edhe në fushatat promovuese të destinacioneve turistike. Edhe Festivali i Yjeve është një event që parasëgjithash synon promovimin e mrekullive të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe të fshatit turistik Fushë Studen. Duke përshëndetur të pranishmit në Fesyivalin e Yjeve, Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha premtoi se ky aktivitet do organizohet çdo vit dhe do té kthehet në traditë. Sonte jemi bërë bashkë e pakta 5 mijë vetë për të kaluar një natë plot aktivitete, plot gaz e hare duke kënduar e kërcyer deri në agim.
Vitet e tjera shpresoj të jemi edhe më shumë. Ne e duam vendlindjen dhe të gjithë duhet ta promovojmë e të punojmë sa më shumë për ta bërë sa më të begatë dhe për të patur një jetë sa më të mirë për të gjithë.
Kryebashkiaku Mariglen Disha ju shprehu mirënjohjen e tij në emër të Bashkisë së Librazhdit dhe i falënderoi pjesmarrësit e Festivalit të Yjeve të ardhur në Fushë Studen në Parku Kombëtar të Shebenikut ku nuk munguan as të huaj dhe as përfaqësues të Ambasadave me seli në Tiranë.
Kjo është një natë e jashtëzakonshme ku ju keni edhe mundësinë për të eksploruar qiellin e natës si kurrë më parë, për vrojtime me teleskop, diskutime me ekspertë astronomie, për tu bërë pjesë e kampingut gjigand nën yje, për të patur eksperiencën e astrofotografisë, muzikës live, tregimeve e legjendave përreth zjarrit etj, etj, ju tha Disha pjesmarrëve që kishin tjembushur cdo cep të fshatit turistik Fushë Studen. Dhe të gjithë në fakt përjetuan një eksperiencë mbresëlënëse, larg zhurmave të qytetit e larg ajrit të ndotur. Për ta ishte një natë e paharrueshme, relaksuese pa stres, pa lodhje dhe e mbushur me gëzim e dashuri, për natyrën , për jetën , për veten dhe për vendin tonë të mrekullueshëm.