Festa e Qershisë në Godolesh, Llatja: Muzikë live, ushqime të shijshme dhe aktivitete argëtuese

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, fton qytetarët elbasanas në Festën e Qershisë, një festë që pritet të sjellë gëzim dhe argëtim për të gjitha moshat.

Festa e Qershisë do të mbahet më 1 Qershor, duke filluar nga ora 18:00, dhe do të ofrojë një sërë aktivitetesh të larmishme. Kjo tashmë është kthyer në një traditë ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë muzikë live, ushqime të shijshme dhe aktivitete argëtuese për të gjithë.

Llatja fton të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë festë, duke theksuar rëndësinë e këtij evenimenti. “Festojmë së bashku Festën e Qershisë! Muzikë live, ushqime të shijshme dhe aktivitete argëtuese, ju presim në 1 Qershor, ora 18:00,” është mesazhi i tij i përzemërt për qytetarët.