Festa e gështenjës në Labinot Mal, tradita vazhdon                         

Për të dytin vit, në zonën e largët të Elbasanit, në Labinot Mal, është organizuar panairi i gështenjës, frutit që mbarështohet pikërisht në këtë zonë. Festa e Gështenjës së Labinotit-Mal po shndërrohet në një panair të promovimit të punës së palodhur të duarartëve, traditave dhe vlerave historike të asaj zone të Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, iniciator i kësaj feste, bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, prefekten Majlinda Perriu, kreun e Qarkut Bukurosh Stafa, si dhe miq të shumtë morëm pjesë në një ditë të veçantë për trevën e Labinotit ku në këtë vit prodhimi i kalon 300 ton dhe po eksportohen dhe në skajet më të largëta nën logon #MadeinAlbania.

Duke premtuar se investimet do të vijojnë në Labinotin Mal, kryetari i Bashkisë mes banorëve dhe mikpritjes së tyre ka pohuar se ” më vjen mirë që këto festa promovojnë jo vetëm zonën , por bashkojnë edhe njerëzit, të cilët janë rikthyer në zonën e tyre, për të promovuar vlerat e trevave tona. Labinoti Mal është një perlë, me një potencial të madh zhvillimi sidomos atij turistik”.

Duke u ndalur tek projektet e realizuara në ketë zonë gjatë këtij 4 vjecari, kryebashkiaku Llatja nënvizoi faktin se “ne nuk shohim vetë infrastrukturën, por edhe zhvillimin ekonomik të zonës, promovimin e produkteve”, ndërsa ka premtuar banorët se tashmë festa e gështenjës është futur në kalendar dhe do të organizohet cdo vit.

Deputeti Damian Gjiknuri vlerësoi vlerat e zakoneve dhe traditës së kahershme të Labinotit Mal duke shtuar se “vlerat tuaja dhe potencialin e madh tuajin ka shumë rëndësi ta mësojë qyteti, ndaj roli ynë është që ta bëjmë këtë zonë me histori, të njohur për vlerat kulturore, kulinarisë dhe më së shumti arroreve që ka kjo zonë, për ta kthyer në një potencial turistik”.

Sapo ngjitesh në Labinot Mal, syri të sheh plantacione me gështenja por edhe arra. Cdo banor i kësaj zone ka në oborret e tyre të mbjellë pemën e geshtenjës, pasi vitet e fundit ka pasur rritje të eksportit, por edhe të cmimit.