Festa e Gështenjës në Labinot Mal, një traditë e re që do ti mbesë kësaj zone

Festa e Gështenjës në Labinot Mal u zhvillua ditën e sotme- një traditë e re që do ti mbesë kësaj zone historike e punëtore.

Më shumë se 300 ton gështenja që kjo zonë prodhon çdo vit janë të destinuara për eksport në tregjet evropiane. ?

Tani që dhe rruga e re po përfundon do të nisë zhvillimi i agroturizmit në atë zonë të bukur malore dhe me produkte bio-shprehet kryetari Llatja.

Ndërkohë deputeti I Elbasanit, Taulant Balla u shpreh:

“Labinot Mal➖Çermenikë????? Festa e Gështenjës në Qafë Shmil të Njësisë administrative Labinot Mal, Elbasan do kthehet në një traditë të re të kësaj zone që kam nderin të jem bir i saj. Rreth 3 mijë kv gështenja ? që kjo zonë prodhon çdo vit janë të destinuara për eksport në tregjet evropiane. Investimi i Qeverisë shqiptare përmes FSHZH në rrugën që e lidh me Elbasanin është tashmë garancia e zhvillimit të agroturizmit në këtë krahinë të bukur me njerëz të mrekullueshëm-shkruan Balla.