Një kulturë e re me treg të garantuar e çmim të mirë ka nisur të kultivohet në Elbasan.
Lakra e Brukselit e po merr gjithmonë e më shumë vëmendje nga fermerët në Jagodinë.
Sipërfaqet e mbjella po shtohen vit pas viti dhe fitimet nga produkti që kryesisht shkon për eksport i ka bërë shumë fermerë të heqin dorë nga kulturat e zakonshme.
Fermer: “Gjithë prodhimi i lakrës shkon jashtë vendit. Dhe këtë vit e dyfishuam mbjelljen.”
Por ata fermerë që edhe këtë vit kultivuan domaten apo perimet e tjera, thonë se dolën me humbje, si në të gjithë vendin.
Fermer: “Domaten e shitëm me 2 mijë lekë kilogramin, ndërsa kostoja e prodhimit ishte 3 mijë lekë kilogrami.”
Ankesa kanë në mënyrë të veçantë për mungesën e mbështetjes nga shteti me subvencione.
Bujqësia është sektor prioritar në Jagodinë. Nga 172 hektarë tokë, 80 hektarë janë vetëm me sera.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.